Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 6 fjalë: (0.69 sekonda)

ARKITEKT m. sh.

1. Specialist në arkitekturë; inxhinier që bën projektet e ndërtimeve dhe ndjek zbatimin e tyre. Inxhinier arkitekt. Projekti i arkitektit.

2. fig. Ai që bën planin, përcakton detyrat themelore dhe tregon rrugët për arritjen e një qëllimi. Arkitekt i revolucionit (i socializmit).

ARKITEKTE f. sh.

Fem. e ARKITEKT,~I.

ARKITEKTONIK mb.

1. arkit. Që ka të bëjë me arkitektonikën; që u përgjigjet kërkesave të arkitektonikës. Ndërtim arkitektonik. Kërkesat arkitektonike. Nga ana arkitektonike.

2. shih ARKITEKTURAL,~E. Ansambël arkitektonik. Monumente arkitektonike. Arti arkitektonik. Zgjidhja arkitektonike.

ARKITEKTONIKË f.

1. arkit. Mënyra e ndërtimit të një vepre, në të cilën pjesët përbërëse janë të lidhura mirë e bukur njëra me tjetrën në një të tërë.

2. art. Mënyra e ndërtimit të një vepre letrare a muzikore, në të cilën elementet përbërëse janë në përpjesëtime të drejta dhe të lidhura mirë ndërmjet tyre. Arkitektonika e veprës (e pjesës).

ARKITEKTURAL mb.

Që ka të bëjë me arkitekturën, që i përket arkitekturës, i arkitekturës; që është bërë sipas kërkesave të arkitekturës. Vepër arkitekturale. Ansambël arkitektural. Zgjidhje e mirë arkitekturale. Me vlerë arkitekturale.

ARKITEKTURË f.

1. Arti i projektimit, i vendosjes dhe i zbukurimit të ndërtesave ose të veprave të tjera. Vepër arkitekturë. Dega e arkitekturës. Merret me arkitekturë.

2. Mënyra e vendosjes, e ndërtimit dhe e zbukurimit të ndërtesave në pjesën e jashtme. Arkitekturë e thjeshtë. Arkitektura e qytetit.

3. Stil i veçantë në vendosjen, ndërtimin dhe zbukurimin e ndërtesave e të veprave të tjera. Arkitektura romake (greke, gotike). Arkitektura e sotme.

4. shih ARKITEKTONIKË,~A.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com