Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 3 fjalë: (0.52 sekonda)

ARBËRESH I m. sh.

1. Emër që përdoret sot për shqiptarët e Italisë së Jugut, të Greqisë dhe të Dalmacisë, të shpërngulur nga Shqipëria në mesjetë. Arbëreshët e Italisë. Arbëreshët e Greqisë.

2. vjet. Shqiptar i kohës së mesjetës, arbër.

3. krahin. Banor i një pjese të Labërisë së Vlorës, arbër.

ARBËRESH II m. zakon. sh.

Banorët e fushave bregdetare të vendit tonë (në krahasim me banorët e krahinave malore), arbër.

ARBËRESH mb.

1. Që banohet nga arbëreshët e shpërngulur prej Shqipërie në mesjetë; që ka të bëjë me arbëreshët, që është krijuar nga arbëreshët ose që është veti e arbëreshëve; i arbëreshëve. Krahinë arbëreshe. Fshat arbëresh. Grua arbëreshe. Letërsia (poezia) arbëreshe. Të folmet arbëreshe. Kostum arbëresh. Shkrimtar (poet) arbëresh. Ngulimet arbëreshe,

2. vjet. Shqiptar.

3. krahin. Që ka të bëjë me një pjesë të Labërisë së Vlorës, i arbëreshëve të Labërisë. Gra arbëreshe.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com