Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 30 fjalë: (0.74 sekonda)

ANTI- fjalform. libr.

Parashtesë që u shtohet mbiemrave dhe emrave për të shprehur diçka të kundërt a diçka që është në kundërshtim, në luftë me atë që tregojnë këto fjalë pa parashtesën; kundër -; p.sh. antifetar, antikombëtar, antimalarik, antipopullor, antiqeveritar etj., antigrimcë, antitrup etj.

ANTIAJROR m. sh. usht.

shih KUNDËRAJROR,~I.

ANTIAJROR mb. usht.

shih KUNDËRAJROR, ~E. Mbrojtja antiajrore. Top antiajror.

ANTIALKOOLIK mb.

Që është kundër përdorimit të pijeve alkoolike.

ANTIAMERIKAN mb.

Që është kundër politikës dhe veprimeve të imperializmit amerikan. Ndjenja antiamerikane. Veprimtari antiamerikane.

ANTIBIOTIK m. kryes. sh. farm.

Lëndë kimike, që nxirret nga disa kërpudha, e cila ka vetinë të mbytë një varg mikrobesh e bakteresh ose të ndërpresë zhvillimin e tyre dhe përdoret si bar mjekues. Uzina e antibiotikëve. Përdor antibiotikë.

ANTIBUROKRATIK mb.

Që është në kundërshtim me metodat dhe me mënyrat burokratike të punës; që është kundër aparatit burokratik. Stil antiburokratik.

ANTICIKLON m. sh. meteor.

Përqendrimi i një trysnie të lartë atmosferike, që vepron kundër zonave me trysni të ulët, ku ka ciklone (shtrëngata me reshje të shumta) dhe që zakonisht sjell mot të kthjellët. Anticiklon i lëvizshim.

ANTIDEMOKRATIK mb.

Që është kundër demokracisë, kundër të drejtave dhe interesave të popullit punonjës. Politikë antidemokratike. Ligje (masa) antidemokratike. Regjim antidemokratik.

ANTIDIALEKTIK mb.

Që është në kundërshtim me parimet e dialektikes; që është kundër dialektikës; metafizik. Metodë antidialektike.

ANTIFASHIST m. sh.

Kundërshtar i fashizmit; pjesëmarrës në luftën kundër fashizmit.

ANTIFASHIST mb.

Që është kundër fashizmit që lufton fashizmin dhe fashistët. Lufta antifashiste. Lëvizja antifashiste. Fronti antifashist. Demonstratë antifashiste. Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar. Bashkimi i rinisë antifashiste.

ANTIFASHIZËM m.

Qëndrimi kundër fashizmit, urrejtja për fashizmin; veprimtaria kundër fashizmit

ANTIFETAR m. sh.

Ai që është kundër çdo feje dhe që lufton kundër botëkuptimit fetar.

ANTIFETAR mb.

Që është kundër çdo feje; që e hedh poshtë dhe e lufton fenë, kundërfetar. Pikëpamje antifetare. Lëvizje (propagandë) antifetare. Letërsi antifetare.

ANTIFEUDAL m. sh.

Kundërshtar i feudalizmit; ai që lufton kundër feudalizmit dhe feudalëve.

ANTIFEUDAL mb.

Që është kundër feudalizmit; që lufton kundër sistemit feudal dhe feudalëve. Luftë (lëvizje) antifeudale. Kërkesa antifeudale. Me karakter antifeudal.

ANTIGRIMCË f. sh. fiz.

Grimcë që ka ngarkesë të kundërt ose veti magnetite të kundërta me një grimcë të dhënë elementare; kundërgrimcë.

ANTIHIGJIENIK mb.

shih JOHIGJIENIK,~E. Kushte antihigjienike.

ANTIHISTORIK mb.

Që është në kundërshtim me parimet e historizmit; që mohon a shtrembëron të vërtetën historike. Metodë antihistorike. Trajtim (kuptim) antihistorik i çështjes. Pikëpamje antihistorike.

ANTIIMPERIALIST mb.

Që është kundër imperializmit; që lufton imperializmin dhe imperialistët. Lëvizje (luftë) antiimperialiste. Revolucion antiimperialist. Forcat antiimperialiste.

ANTIK mb.

1. Që i përket periudhës së Greqisë dhe të Romës së Vjetër. Bota (shoqëria) antike. Kultura (filozofia, letërsia) antike. Arti (teatri) antik. Qytet antik. Monedha antike.

2. Që i përket një kohe të lashtë, shumë i vjetër. Qytet antik. Kështjellë (uri) antike.

3. bised. Që është i një stili ose i një mode të vjetër, i vjetruar, i çuditshëm. Dollap antik.

ANTIKAPITALIST mb.

Që është kundër kapitalizmit; që lufton kapitalizmin dhe kapitalistët. Lëvizje antikapitaliste. Masa (veprime) antikapitaliste. Me karakter antikapitalist.

ANTIKË f. sh.

1. zakon. sh. bised. Sende ose punime artistike të rralla, që çmohen për vjetërsi. Kërkon antika.

2. thjeshtligj., iron. Njeri me zakone e me sjellje të veçanta e pak të çuditshme.

ANTIKISHTAR mb.

Që është kundër kishës dhe që lufton kundër saj. Lëvizje (rrymë) antikishtare.

ANTIKITET m.

1. Periudha e botës së vjetër skllavopronare greke e romake; kultura dhe trashëgimi i kësaj bote; lashtësi. Antikiteti grek (romak). Shkrimtarët (filozofët) e antikitetit. Heronjtë e antikitet..

2. sh. ~E, ~ET. Monumente dhe vepra arti, që kanë mbetur nga lashtësia; sende të vjetra e të rralla.

ANTIKLERIKAL mb.

Që është kundër klerikalizmit ose kundër ndërhyrjes së kishës e të klerit në jetën politiko-shoqërore; që lufton kundër klerikalizmit e klerit. Lëvizje antiklerikale. Qëndrim antiklerikal.

ANTIKOLONIALIST mb.

Që është kundër kolonializmit; që lufton kundër zgjedhës koloniale. Lëvizje (luftë) antikolonialiste. Forcat antikolonialiste.

ANTIKOLONIALIZËM m.

Kundërshtimi i kolonializmit, lufta kundër zgjedhës koloniale.

ANTIKOMBËTAR mb.

Që është kundër interesave kombëtare, që është kundër lirisë, pavarësisë dhe përparimit të kombit. Politikë (veprimtari) antikombëtare. Qëndrim antikombëtar.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com