Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 9 fjalë: (0.51 sekonda)

ALLA- fjalëform. thjeshtligj.

Pjesë e parë e fjalëve të prejardhura, me kuptimin: si, ashtu si... ; Sipas.. . ; p.sh. allafrënga, allaturka etj.

ALLAFRËNGA ndajf. thjeshtligj.

1. Sipas mënyrës së Evropës Perëndimore; kund. allaturka. Në orën tetë allafrënga. I pret flokët allafrënga. Vishet allafrënga.

2. përd. mb. I bërë sipas modës së Evropës Perëndimore. Rroba allafrënga. Këpucë allafrënga.

ALLAH m. fet. vjet.

1. Zoti (sipas paragjykimeve të besimit mysliman).

2. përd. pasth. Përdorej për të shprehur habi, çudi ose frikë, tmerr.

ALLAJBE m. sh. hist.

Komandant i spahinjve të një krahine; komandant i xhandarmërisë në një vilajet (në kohën e fundit të sundimit osman në Shqipëri).

ALLASHQIPTARÇE ndajf. thjeshtligj.

Sipas mënyrës së shqiptarëve, siç bëjnë shqiptarët.

ALLAT m. sh.

Kalë me qime të kuqërremtë në të verdhë.

ALLATE f. sh.

Pelë me qime të kuqërremtë në të verdhë.

ALLATURKA ndajf. thjeshtligj.

1. Sipas mënyrës turke-orientale; kund. allafrënga. Në orën gjashtë allaturka. Vishet allaturka.

2. përd. mb. Që është bërë sipas mënyrës turke-orientale. Kafe allaturka. Gjellë allaturka.

ALLAXHA f. sh.

1. Pëlhurë e ndritshme pambuku a mëndafshi, me vija e me lule ngjyrash të ndryshme; veshje e bërë me këtë lloj pëlhure. Çitjane allaxhaje. Vishet me allaxha.

2. bujq. Sëmundje që i bie duhanit dhe ia bën gjethet pika-pika. I bie allaxhaja.

3. Misër me kokrra të përziera të bardha e të verdha, misër larush.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com