Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 4 fjalë: (0.62 sekonda)

ALFABET m. sh.

Tërësia e shkronjave të një gjuhe, të radhitura sipas një rendi të caktuar. Alfabeti i gjuhës shqipe. Alfabeti latin (grek). Shkronjat e alfabetit. Rendit sipas alfabetit. * Alfabeti telegrafik (Mors) sistemi i shenjave me pika e vija, që përdoren në telegrafi për të dhënë shkronjat.

ALFABETIK mb.

I renditur sipas radhës së shkronjave të alfabetit; që ka të bëjë me alfabetin. Renditje alfabetike. Tregues (skedar) alfabetik. Sipas rendit (në rend) alfabetik.

ALFABETIKISHT ndajf.

Sipas rendit alfabetik, në rend alfabetik. Rendit alfabetikisht.

ALFABETOR mb.

Që ka të bëjë me alfabetin, që i përket alfabetit, i alfabetit. Çështja alfabetore.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com