Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 23 fjalë: (0.65 sekonda)

AH I m. sh. bot.

Dru gjethor i pyjeve malore, me trung të trashë, me lëvore të lëmuar të bardheme ose ngjyrë mishi, lënda e të cilit përdoret për orendi, në ndërtim etj. Ah i bardhë (i kuq). Pyll ahu. Dru ahu. Dërrasë ahu. Tryezë (dollap) ahu.

AH II m. sh.

1. Britma që del me shpirt për të shprehur një ndjenjë dhembjeje, hidhërimi, keqardhjeje etj. ose një ndjenjë habie, gëzimi etj. E shkonin jetën me ahe e me ohe. Në ah të vdekjes në grahmën e fundit.

2. fig. Nëmë, mallkim. E zuri (e gjeti) ahu. * Me ah e me bah me rënkime të mëdha, duke u ankuar për çdo gjë. Lë në ahe lë në mjerim, në vuajtje.

AH III m.

shih HAK,~U I. Mori ahun.

AH jokal.

Bëj «ah!» për të shprehur dhembje, hidhërim, keqardhje etj. ose habi, gëzim etj.

AH pasth.

1. Përdoret kur shprehim dhembje, pikëllim, dëshpërim etj. Ah, sa me dhemb! Ah, ç`me gjeti!

2. Përdoret për të përforcuar shprehjen e kënaqësisë, të gëzimit, të admirimit etj.; a. Ah, sa mirë! Ah, sa bukur! Ah, sa i lumtur jam!

3. Përdoret kur shprehim zemërim, kërcënim etj. ose frikë, habi; a. Ah, sa me trembe! Ah, ti qenke! Ah, në të zënça!

4. Përdoret për të theksuar shprehjen e kundërshtimit, të mospranimit. Ah, jo! Ah, gjer këtu!

5. Përdoret kur shprehim një mendim që na vjen papritur ose diçka që na kujtohet aty për aty në bisedë e sipër; a. Ah, për pak harrova! Ah, po, m`u kujtua.

AHA pasth.

1. Përdoret kur kujtohemi papritur për diçka ose kur duam të tregojmë menjëherë se e kuptuam për se bëhet fjalë (gjatë bisedës me dikë). Aha, me erdhi ndër mend! Aha, tani e kuptova!

2. Përdoret për të shprehur mospërfillje, dyshim a mosbesim; ëhë. Aha, s'na doli gjë!

3. iron. Përdoret kur duam të theksojmë se është e pamundur të kryhet diçka, se është e kotë të shpresosh për të arritur diçka. Aha, nuk e arriti dot!

AHAN m. sh.

Enë gjelle prej bakri si pjatë e thellë, çanak, misur; sasia e gjellës që nxë kjo enë. Sahan bakri. Sahan i kallajisur. Një sahan me gjellë. E shtiu në sahan. Lau sahanët. Hëngri një sahan plot. * Lëpin sahanët (çanakët) e dikujt keq. shih te LËPIJ. I ka sahanët pa kapak shih te KAPAK,~U.

AHAT m. sh. bised.

1. Vegël e posaçme për të matur kohën, që përbëhet nga një mekanizëm me kurdisje dhe nga një fushë e ndarë në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, mbi të cilën rrotullohen akrepat e mekanizmit; orë. Sahat dore (xhepi). Sahat muri. Sahat me zile. Fusha e sahatit. Akrepat e sahatit. Zembereku i sahatit. Kurdis sahatin. Sa e ke sahatin? Si të shkon (si vete) sahati? Si punon sahati? Ecën para (prapa) sahati. Ka mbetur sahati është ndalur e nuk punon.

2. Kullë e lartë me fusha ore në të katër anët për të parë kohën. Sahati i qytetit. Lulishtja pranë sahatit. Pret te sahati.

3. tek. Vegël për të matur sasinë e energjisë elektrike që shpenzohet a sasinë e diçkaje tjetër që rrjedh; njehsor. Sahat elektriku. Sahati i ujit. Vendos sahatet.

4. vjet. Njësia e kohës e barabartë me një të njëzetekatërtën pjesë të ditës e të natës; orë. Një sahat plot. E priti dy sahat. Bëri gjashtë sahat rrugë. Ka dy sahat që ka ardhur. U ngrit me dy sahat natë u çua pa zbardhur drita.

5. Një kohë e caktuar kur bëhet a ndodh diçka; orë, kohë, çast. S'ka ardhur sahati. Ruan sahatin për të vepruar. I erdhi sahati i lig (i zi). Në sahatin e vdekjes në çastin e fundit para vdekjes. Ardhtë sahati i bardhë! ur. * Një sahat (orë, çast) e më parë shih tek OR/Ë,~A I. Punon si sahat punon shumë mirë, në mënyrë të përpiktë. Vete (ecën, shkon) puna sahat shkon puna shumë mirë, çdo gjë bëhet në kohën e duhur. Iu bë sahati mot dikujt iu duk sikur nuk po shkonte koha, mezi priti, u lodh a u mërzit duke pritur. E pa sa ishte sahati iron. e mori vesh, e kuptoi si qëndronte puna. Ç’sjell sahati nuk sjell moti fj. u. në një çast mund të ndodhë diçka shumë e rëndë; e keqja mund të bëhet në çast. I bie ora (sahati) gjithnjë dymbëdhjetë (shtatë, tetë) shih tek OR/Ë,~A I. Lule sahati bot. shih te LUL/E,~JA.

AHÇE f. sh. bised.

Kopsht i vogël zakonisht pranë shtëpisë, i mbjellë me pemë, me perime ose me lule; vjet. lulishte. Bahçe me pemë (me lule). Doli në bahçe. Punonte bahçen. Bahçja me lule dhe bota me njerëz kanë hije. fj. u. * Bahçe (kopsht) me lule shih te KOPSHT, ~I. I lulon bahçja (edhe) në dimër shih te LULOJ.

AHEM vetv.

1. Pastrohem me ujë, me ujë e me sapun etj. e duke u fërkuar; futem në ujë për t'u pastruar nga pluhuri, nga balta etj. ose për t'u çlodhur; bëj banjë; laj trupin, laj veten. Vend për t`u larë. Lahet përditë (çdo mëngjes). Lahet me ujë të ngroht ë(të ftohtë). Lahem me sapun. Lahet vetë. Lahen në banjë (në dush). Lahen në det (në lumë, në liqen). Po lahet macja lëpin trupin me gjuhë.

2. edhe fig. I kthej dikujt borxhin që më ka dhënë ose i bëj një të mirë për të mirën që më ka bërë, shlyhem me dikë, s`kam më asnjë detyrim ndaj tij. U lanë me njëri-tjetrin. U lamë bashkë. Nuk lahet kurrë me mua.

3. fig. E nxjerr veten pa faj, shfajësohem. Deshi të lahej përpara të tjerëve.

4. Më heq shumë bark, më lan barku. U la fare (nga barku). Iu lanë zorrët.

5. vet. veta III. Pastrohet nga retë, kthjellohet. U la qielli.

6. vet. veta III zakon. sh. Rrihen (peshqit). Lahen peshqit.

7. Pës. e LAJ. * U la në lot shih te LOT,~I 1. Lahet e lyhet të lan e të lyen. Lahet me lëngun e vet shih te LËNG,~U. Ishte larë e shkuar ishte në çastet e fundit para vdekjes, i kishte çastet të numëruara, kishte marrë fund (për dikë që dihet se do të vdesë patjetër ose që është duke vdekur).

AHENG m. sh. bised.

1. Argëtim me saze dhe me këngë e valle popullore, zakonisht në raste gëzimi në familje; përmb. sazet popullore. Këngë ahengu. Bëj (hap, ngre) aheng. Shkoi për aheng. Mori aheng për dasmë.

2. keq. Dëfrim i shthurur me të pira të tepruara e me rrëmujë.

3. muz. Tërësia e këngëve dhe e melodive popullore, që këndoheshin e luheshin në raste dëfrimesh dhe që nuk përfshinin këngët rituale e gojëdhënore. Ahengu shkodran. Këngë ahengu. * Dasmë pa aheng punë së cilës i mungon gjëja kryesore, gjellë pa kripë.

AHENGXHI m. sh. thjeshtligj.

Ai që u bie sazeve dhe këndon nëpër ahengje; ai që merr pjesë në një aheng.

AHISHTOR m. sh.

Ahishtë e vogël.

AHMARRËS m. sh.

shih HAKMARRËS,~I.

AHMARRJE f.

shih HAKMARRJ/E,~A.

AHMË f. sh.

shih AH,~U II.

AHMERREM vetv.

shih HAKMERREM.

AHOJ jokal.

Shpreh dhembjen me ahe, rënkoj; vuaj.

AHORE f. vet. sh. bot.

Emër i përbashkët për drurë si ahu, dushku, gështenja e të tjerë, që hyjnë në një familje me ta. Familja e ahoreve.

AHT m sh.

1. Psherëtimë, rënkim i thellë; nëmë që del nga dhembja shpirtërore, ahu.

2. Grahma e fundit para vdekjes.

AHT m. arb.

shih AFSH,~I 1-4. Ahti i detit.

AHTË mb.

Që është bërë prej ahu; që del nga ahu. Dru të ahta. Lugë të ahta.

AHUR m. sh.

1. Pjesa përdhese e shtëpisë, ku mbahen kafshët dhe ushqimi i tyre; kasolle për gjënë e gjallë. Ahuri i lopëve (i kuajve, i bagëtive). Nxjerr nga ahuri.

2. Pjesë përdhese e shtëpisë, ku mbahen bulmeti, drutë, veglat etj., qilar. Ahuri i shtëpisë (i kullës). Fus drutë në ahur. * Si kali në ahur shih te KAL/Ë,~I. Lë në ahur dikë e trajtoj keq një njeri, nuk tregoj asnjë kujdes për dikë. Është bërë shtëpia ahur është fëlliqur shtëpia e është bërë rrëmujë. Ka plak (zot) ahuri ka kush i del zot një pune, ka kush e mbron një gjë. Pastroj ahuret e Augjiasit libr. vë rregull aty ku ka rrëmujë të madhe, përmirësoj me masa rrënjësore e të shpejta një gjendje me të meta të shumta të grumbulluara prej kohësh.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com