Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 4 fjalë: (0.53 sekonda)

JASHTËQIT kal. biol.

Nxjerr jashtë trupit lëndët e panevojshme ose të dëmshme, nxjerr jashtë mbeturinat e ushqimeve, të lëngjeve etj.

JASHTËQITËS m. sh. usht.

Mekanizëm i posaçëm në armë të ndryshme, që shërben për të nxjerrë jashtë gëzhojat.

JASHTËQITËS mb. biol.

Që bën jashtëqitjen, që shërben për jashtëqitje; që lidhet me jashtëqitjen. Organe jashtëqitëse. Funksione jashtëqitëse.

JASHTËQITJE f. sh. biol.

1. Veprimi sipas kuptimit të foljes JASHTËQIT. Organet e jashtëqitjes. Ndihmon (lehtëson) jashtëqitjen.

2. kryes. sh. libr. Lëndë të panevojshme ose të dëmshme që organizmi i nxjerr jashtë (mbeturina të ushqimeve, të lëngjeve etj.); nevoja e njeriut, bajgat e kafshëve, glasat e shpendëve etj.; të pëgërat. Jashtëqitje shtazore. Jashtëqitjet e kandrrave.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo