Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 5 fjalë: (0.58 sekonda)

GJENERAL m. sh. usht.

Gradë e lartë oficeri në forcat e armatosura tokësore e ajrore, që është më e ulët se e mareshalit dhe që përfshin disa shkallë; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada). Gjeneral brigade (divizioni, truparmate, armate). Grada e gjeneralit.

GJENERALISIM m. sh. usht.

Titulli më i lartë ushtarak, që i jepet kryekomandantit të ushtrisë së një shteti; ai që mban këtë titull (në ushtritë që kanë grada); kryekomandant i ushtrive të bashkuara (në disa vende).

GJENERALKOLONEL m. sh. usht.

Shkalla e tretë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet asaj të gjeneralit të truparmatës; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada).

GJENERALLEJTËNANT m. sh. usht.

Shkalla e dytë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet asaj të gjeneralit të divizionit; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada).

GJENERALMAJOR m. sh. usht.

Shkalla e parë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet asaj të gjeneralit të brigadës; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada).

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo