Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 1 fjalë: (0.69 sekonda)

GJENDEM vetv.

1. Jam në një vend, ndodhem diku; bie, shtrihet diku, ka zënë vend, është diku. Gjendet në mal. Gjendet në veri (në jug). Gjendet jashtë qytetit. Gjendet larg. Vendi ku gjendet.

2. Ndodhem rastësisht ose papritur diku. U gjend majë malit (buzë lumit). U gjendën në fushë të hapur. U gjendën ballë për balli. Nuk u gjenda aty.

3. fig. Jam ose bie në një gjendje që nuk e prisja, ndodhem padashur përpara diçkaje ose ndeshem me diçka, zakonisht të papëlqyeshme; ndodhem, jam. U gjend ngushtë (keq). U gjend në befasi. U gjendën në ditë të keqe. U gjend përpara një rreziku (një të papriture). U gjend midis dy zjarreve.

4. fig. (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ndihmoj dikë në rrethana të vështira, i ndodhem pranë dikujt për çdo gjë dhe i bëhem krah. Iu gjend vëlla. Iu gjend nënë e baba. Iu gjend te koka. Iu gjend në çaste të vështira. I është gjendur ditën dhe natën.

5. kryes. veta III. Del a shfaqet papritur si për ta ngatërruar a vështirësuar më tepër diçka. — Ku u gjend edhe ai?

6. vet. veta III. (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Kam me vete rastësisht diçka, më ndodhet. S’iu gjendën para me vete. I priti me ç`i gjendej. Mos ju gjendet një laps?

7. vet. veta III. Quhet, pranohet, shihet. U gjend e drejtë (e arsyeshme). U gjend me vend.

8. vet. veta III. Ndodhet, është, ka; haset, ndeshet; ndodhet në sasi të caktuar, është pjesë përbërëse e diçkaje. Gjendet në gjak (në tru, në palcë). Gjendet rrallë (shpesh). Gjendet në ujë. Gjendet në popull. Gjendet me shumicë në treg.

9. GJETA (u) GJETUR. Pës. e GJEJ. U gjet libri. U gjet rruga (mënyra, mjeti, zgjidhja). U gjet shkaku (arsyeja). Iu gjet ilaçi. * S'i gjendet ana diçkaje shih tek AN/Ë,~A I. S'iu gjend (s'iu duk) binaja shih te BINA,~JA. Sa për t'u gjendur në fjalë (në muhabet) sa për të thënë diçka, duke folur për gjëra të parëndësishme ose që nuk kanë të bëjnë me çështjen. Nuk i gjendet filli është shumë e ngatërruar, është lëmsh. Iu gjend gjak dikujt shih te GJA/K,~KU I. M'u gjend havale shih te HAVALE,~JA. S'i gjendet karari dikujt a diçkaje shih te KARAR,~I. S'u gjendet (u humbi) nishani shih te NISHAN,~I. Sa për t'u gjendur (Kola) në punë sa për t'u dukur që merret me diçka, sa për të thënë se punon. S'i gjendet shoku (shoqja, çifti) për dikë a diçka nuk ka ndonjë tjetër të ngjashëm a të afërt me të për nga vetitë, cilësitë etj., është shumë i mirë, shumë i zoti, shumë trim etj. Nuk i gjendet as nami as nishani është zhdukur krejt, nuk i ka mbetur asnjë gjurmë. U gjend qiri në këmbë shih te QIRI,~U.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo