Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 22 fjalë: (0.80 sekonda)

GJEN m. sh. biol.

Element përbërës i kromozoneve të bërthamës qelizore, që është përçues i tipareve të trashëgueshme në organizmin pasardhës. Teoria e gjeneve.

GJENDEM vetv.

1. Jam në një vend, ndodhem diku; bie, shtrihet diku, ka zënë vend, është diku. Gjendet në mal. Gjendet në veri (në jug). Gjendet jashtë qytetit. Gjendet larg. Vendi ku gjendet.

2. Ndodhem rastësisht ose papritur diku. U gjend majë malit (buzë lumit). U gjendën në fushë të hapur. U gjendën ballë për balli. Nuk u gjenda aty.

3. fig. Jam ose bie në një gjendje që nuk e prisja, ndodhem padashur përpara diçkaje ose ndeshem me diçka, zakonisht të papëlqyeshme; ndodhem, jam. U gjend ngushtë (keq). U gjend në befasi. U gjendën në ditë të keqe. U gjend përpara një rreziku (një të papriture). U gjend midis dy zjarreve.

4. fig. (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ndihmoj dikë në rrethana të vështira, i ndodhem pranë dikujt për çdo gjë dhe i bëhem krah. Iu gjend vëlla. Iu gjend nënë e baba. Iu gjend te koka. Iu gjend në çaste të vështira. I është gjendur ditën dhe natën.

5. kryes. veta III. Del a shfaqet papritur si për ta ngatërruar a vështirësuar më tepër diçka. — Ku u gjend edhe ai?

6. vet. veta III. (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Kam me vete rastësisht diçka, më ndodhet. S’iu gjendën para me vete. I priti me ç`i gjendej. Mos ju gjendet një laps?

7. vet. veta III. Quhet, pranohet, shihet. U gjend e drejtë (e arsyeshme). U gjend me vend.

8. vet. veta III. Ndodhet, është, ka; haset, ndeshet; ndodhet në sasi të caktuar, është pjesë përbërëse e diçkaje. Gjendet në gjak (në tru, në palcë). Gjendet rrallë (shpesh). Gjendet në ujë. Gjendet në popull. Gjendet me shumicë në treg.

9. GJETA (u) GJETUR. Pës. e GJEJ. U gjet libri. U gjet rruga (mënyra, mjeti, zgjidhja). U gjet shkaku (arsyeja). Iu gjet ilaçi. * S'i gjendet ana diçkaje shih tek AN/Ë,~A I. S'iu gjend (s'iu duk) binaja shih te BINA,~JA. Sa për t'u gjendur në fjalë (në muhabet) sa për të thënë diçka, duke folur për gjëra të parëndësishme ose që nuk kanë të bëjnë me çështjen. Nuk i gjendet filli është shumë e ngatërruar, është lëmsh. Iu gjend gjak dikujt shih te GJA/K,~KU I. M'u gjend havale shih te HAVALE,~JA. S'i gjendet karari dikujt a diçkaje shih te KARAR,~I. S'u gjendet (u humbi) nishani shih te NISHAN,~I. Sa për t'u gjendur (Kola) në punë sa për t'u dukur që merret me diçka, sa për të thënë se punon. S'i gjendet shoku (shoqja, çifti) për dikë a diçka nuk ka ndonjë tjetër të ngjashëm a të afërt me të për nga vetitë, cilësitë etj., është shumë i mirë, shumë i zoti, shumë trim etj. Nuk i gjendet as nami as nishani është zhdukur krejt, nuk i ka mbetur asnjë gjurmë. U gjend qiri në këmbë shih te QIRI,~U.

GJËNDËR f. sh.

1. anat. Organ në trajtën e një kokrre, të një lëmshi etj. në trupin e njerëzve e të kafshëve, që prodhon lëngje të nevojshme për veprimtarinë jetësore të organizmit, të cilat kalojnë në gjak ose derdhen jashtë. Gjëndrat dhjamore. Gjëndra tiroide (e gushës). Gjëndra të zmadhuara. Gjëndrat e pështymës (e djersës, e lotëve). Gjëndrat e yndyrës (e qumështit). Gjëndrat e tretjes. Gjëndrat me sekrecion të brendshëm (të jashtëm). Zmadhimi i gjëndrave.

2. Lëmsh i vogël që formohet nën lëkurë nga zmadhimi i nyjave limfatike; nyjë e ënjtur a e malcuar. Gjëndër e madhe (e vogël). Gjëndra në qafë (në rrëzë të kofshës). I dolli (iu bë) një gjëndër.

3. bot. Organ si fshikëz shumë e vogël te bimët ose në lëkurën e disa frutave, që prodhon lëngje. Gjëndrat e rrëshirës. Gjëndrat e lëkurës së portokallit.

GJËNDËROHEM vetv.

Mbushëm me gjëndra, më bëhen nyja të vogla të ënjtura nën lëkurë. U gjëndërua në qafë.

GJËNDËROR mb. anat.

Që ka të bëjë me gjëndrat, i gjëndrave; që del nga gjëndrat. Qelizë gjëndërore. Ind gjëndëror. Cipë gjëndërore. Sekrecion gjëndëror.

GJENDJE f. sh.

1. Ndërthurja e kushteve dhe e rrethanave për një njeri; rrethana, zakonisht të vështira e me pasoja. Gjendje e keqe (kritike). Është në gjendje të vështirë. Doli nga kjo gjendje. E shpëtoi nga ajo gjendje.

2. Tërësia e kushteve dhe e rrethanave shoqërore, politike, ekonomike e ushtarake, në të cilat ndodhet një vend, një popull, një klasë, një grup shoqëror etj.; situatë. Gjendja ekonomike. Gjendja politike. Gjendja shoqërore. Gjendja ushtarake. Gjendja e brendshme (e jashtme). Gjendja kombëtare (ndërkombëtare). Gjendje e shkëlqyeshme. Gjendje e ndërlikuar (e nderë). Gjendje shtetrrethimi. Gjendje e jashtëzakonshme. Gjendje lufte. E zotëron gjendjen. U përmirësua (u keqësua) gjendja. Ndryshoi gjendja. I doli gjendjes përpara.

3. Tërësia e kushteve fizike, mendore ose psikike në të cilat është një njeri në një çast të caktuar; mënyra si është a si e ndien veten dikush nga ana fizike, mendore ose psikike. Gjendja shëndetësore (fizike, trupore). Gjendja mendore (shpirtërore). Gjendja e përgjithshme. Gjendja e fëmijës (e të sëmurit). Në gjendje të mirë (të keqe, të rëndë). Në gjendje të dehur. Iu përmirësua gjendja. Nuk po i ndryshon gjendja. E la (e gjeti) në gjendje të mirë.

4. Tërësia e kushteve fizike ose psikike, në të cilat është një kafshë në një çast të caktuar, tërësia e kushteve të rritjes e të zhvillimit të një bime në një çast të caktuar. Gjendja e kafshës (e kalit, e lopës). Gjendja e bimës. Gjendja e grurit. Në gjendje tërbimi.

5. Tërësia e kushteve dhe e vetive, që tregojnë si është një send, një vend a një dukuri në një çast të caktuar. Gjendja e mallit. Gjendja e shtëpisë. Gjendja e kohës. Gjendja e gjuhës. Gjendja e financave. Makinë në gjendje të keqe. Në gjendje të papërpunuar (të papërfunduar). Është në gjendje pune.

6. Pika ku ka arritur një punë, një çështje a një veprimtari. Gjendja e punimeve. Gjendja e luftës. Cila është gjendja e lojës?

7. fiz. Mënyrë të qeni e një lënde ose e një trupi, që përcaktohet nga shkalla më e madhe ose më e vogël e lidhjes dhe e lëvizjes së molekulave. Gjendja fizike e materies (e lëndës). Në gjendje të ngurtë (të lëngët, të gaztë). Kalon nga një gjendje në tjetrën. Gjendja kritike e lëndës.

8. drejt. Tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve, me të cilat vishet a ngarkohet një njeri nga ligjet. Gjendja familjare. Gjendja civile.

9. Vendi që zë dikush në një klasë a shtresë shoqërore në një parti politike ose puna që bën nga pikëpamja e marrëdhënieve shoqërore në prodhim. Gjendja shoqërore. Gjendja punëtor (fshatar, nëpunës). Gjendja në parti.

10. Kushtet ekonomike të një njeriu ose të një familjeje; të ardhurat dhe pasuria. Është në gjendje ka të ardhura e pasuri. Ra nga gjendja. Si është nga gjendja? Erdhi përsëri në gjendje. Është ngushtë nga gjendja.

11. fin. Sasia e të hollave që janë në një arkë; sasia e mallrave, e prodhimeve ose e lëndëve të para që janë në një ndërmarrje a në një vend në një kohë të caktuar. Gjendja e arkës. Gjendje fizike. Ka gjendje. Mban gjendje.

12. libr. Qenia diku, prani, ndodhje. Gjendja e tij atje. * Jam në gjendje a) kam mundësi, mundem; b) jam i aftë, jam i zoti. Shpëtoj gjendjen shih te SHPËTOJ.

GJENDUR mb. bised.

Që e ndihmon tjetrin kur ka nevojë, që është i gatshëm për të ndihmuar të tjerët, që i gjendet pranë një tjetri në rast nevoje. Njeri i gjendur.

GJENEALOGJI f. sh.

1. Historia e prejardhjes së brezave të një fisi a të një familjeje njëri pas tjetrit, radha e brezave që e kanë prejardhjen nga një paraardhës i përbashkët; degë ndihmëse e historisë, që studion vazhdimësinë e brezave të një fisi. Gjenealogjia e familjes. Gjenealogjia e fisit. Përcaktimi i gjenealogjisë.

2. biol. Prejardhja e njeriut, e llojeve të kafshëve dhe të bimëve nga format e tyre më të hershme dhe studimi i saj. Gjenealogjia e njeriut. Gjenealogjia e organizmave. Gjenealogjia e qenit.

GJENEALOGJIK mb.

Që ka të bëjë me gjenealogjinë, i gjenealogjisë; që paraqet gjenealogjinë. Druri gjenealogjik figurë që ka pamjen e një druri, trungu dhe degët e të cilit tregojnë lidhjet e birërisë së një familjeje ose lidhjet e pjesëve të diçkaje me burimin e tyre gjatë zhvillimit. Klasifikimi gjenealogjik i gjuhëve. Libri gjenealogjik.

GJENERAL m. sh. usht.

Gradë e lartë oficeri në forcat e armatosura tokësore e ajrore, që është më e ulët se e mareshalit dhe që përfshin disa shkallë; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada). Gjeneral brigade (divizioni, truparmate, armate). Grada e gjeneralit.

GJENERALISIM m. sh. usht.

Titulli më i lartë ushtarak, që i jepet kryekomandantit të ushtrisë së një shteti; ai që mban këtë titull (në ushtritë që kanë grada); kryekomandant i ushtrive të bashkuara (në disa vende).

GJENERALKOLONEL m. sh. usht.

Shkalla e tretë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet asaj të gjeneralit të truparmatës; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada).

GJENERALLEJTËNANT m. sh. usht.

Shkalla e dytë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet asaj të gjeneralit të divizionit; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada).

GJENERALMAJOR m. sh. usht.

Shkalla e parë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet asaj të gjeneralit të brigadës; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada).

GJENERATOR m. sh. tek.

1. Makinë që shërben për të prodhuar rrymë elektrike, duke shndërruar në energji elektrike një energji tjetër. Gjenerator elektrik. Gjenerator i rrymës së vazhdueshme. Vendos një gjenerator.

2. elektr. Pajisje e posaçme që shërben për prodhimin e valëve ose të lëkundjeve me qëllime të ndryshme. Gjenerator sinjalesh. Gjenerator i zërit. Gjenerator me frekuencë të lartë.

3. Aparat që shërben për të shndërruar lëndën djegëse në gaz të djegshëm, gazogjen.

GJENETIK mb.

1. Që ka të bëjë me prejardhjen e diçkaje, i gjenezës; që studion diçka nga pikëpamja e prejardhjes dhe e zhvillimit. Lidhje (marrëdhënie) gjenetike. Mineralogji gjenetike.

2. Që ka të bëjë me gjenetikën, që i përket gjenetikës, i gjenetikës. Njohuri gjenetike.

GJENETIKË f.

1. Degë e biologjisë, që studion zhvillimin e organizmave nga pikëpamja e trashëgimisë së tipareve dhe e ndryshimit të tyre. Gjenetika e përgjithshme. Gjenetika e bimëve (e kafshëve). Studime në fushën e gjenetikës.

2. Lëndë mësimore, që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri.

GJENEZË f. libr.

Prejardhja ose ngjizja fillestare e diçkaje, krijimi fillestar i diçkaje; zanafilla. Gjeneza e tokës. Gjeneza e popullit shqiptar (e gjuhës shqipe). Gjeneza e mineralit. Çështja e gjenezës.

GJENI f.

Shkalla më e lartë e fuqisë dhe e mprehtësisë mendore, e aftësisë dhe e talentit të njeriut në një fushë të veprimtarisë krijuese. Gjenia krijuese. Gjenia njerëzore. Gjenia e popullit. Gjenia e masave. Gjenia e Marksit (e Leninit).

GJENI m. sh.

Njeri që ka fuqi dhe mprehtësi të jashtëzakonshme mendore, që ka aftësi krijuese të jashtëzakonshme dhe talent shumë të madh. Gjeni i dalë nga gjiri i popullit.

GJENIAL mb.

1. Që ka fuqi dhe mprehtësi të jashtëzakonshme mendore, që ka aftësi krijuese të jashtëzakonshme dhe talent shumë të madh. Njeri gjenial. Shkrimtar (kompozitor) gjenial. Mendimtar (shkencëtar) gjenial. Udhëheqës gjenial.

2. Që ka cilësi shumë të shquara e të jashtëzakonshme, që është bërë me talent të veçantë, i përsosur në shkallën më të lartë. Vepër gjeniale. Krijim gjenial.

GJENOCID m. libr.

Shfarosja e plotë a e pjesshme e një popullsie ose e grupeve të veçanta kombëtare, që bëhet nga imperialistët për qëllime kriminale. Politika e gjenocidit.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo