Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 6 fjalë: (0.55 sekonda)

BAKTER m. kryes. sh. biol.

Organizëm shumë i vogël njëqelizor, që gjendet në ujë, në ajër, në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e tharbëton lëndët organike ose shkakton sëmundje të ndryshme; mikrob. Baktere të dëmshme (të dobishme). Bakteret e difteritit (e tuberkulozit, e tifos). Bakteret e tokës. Bakteret e kalbëzimit (e tharbëtimit).

BAKTERIOLOG m. sh.

Specialist në fushën e bakteriologjisë.

BAKTERIOLOGJI f.

Degë e mikrobiologjisë, që merret me studimin e baktereve. Bakteriologji veterinare.

BAKTERMBARTËS mb. mjek. veter.

shih BACILMBARTËS,~E. Organizëm baktermbartës. Baktermbartës i tifos.

BAKTERMBYTËS mb. spec.

1. Që ka aftësinë të vrasë bakteret. Lëndë baktermbytëse. Veti baktermbytëse.

2. si. em. ~, ~I m. kryes. sh. ~, ~IT. Lëndë që ka aftësinë të vrasë bakteret.

BAKTEROR mb. libr.

1. Që lidhet me bakteret, që u përket baktereve, i baktereve; që shkaktohet nga bakteret. Qelizë bakterore. Lëndë bakterore. Sëmundje bakterore. Helmim bakteror.

2. Që përmban baktere. Pleh bakteror.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo