Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 4 fjalë: (0.55 sekonda)

ATROFI f. sh. biol. mjek.

Dobësim, rrëgjim dhe mpirje e organeve a e indeve të veçanta të organizmit për shkak se u mungon ushqimi ose për shkak se qëndrojnë pa vepruar për një kohë të gjatë. Atrofi e muskujve. Atrofi e dorës (e kockës).

ATROFIZIM m. biol. mjek.

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve ATROFIZOJ, ATROFIZOHEM. Atrofizimi i gjymtyrëve.

ATROFIZOHEM vetv.

1. vet. veta III biol., mjek. Dobësohet, rrëgjohet dhe mpihet për shkak të mungesës së ushqimit ose për shkak se qëndron pa vepruar për një kohë të gjatë (për një organ a për një ind të organizmit). Atrofizohen muskujt. Atrofizohet dora.

2. fig. libr. Humb vetitë a cilësitë e mira, më dobësohen a me pakësohen aftësitë krijuese, vyshkem. I atrofizohen aftësitë.

ATROFIZOJ kal.

1. vet. veta III biol., mjek. Dobëson, rrëgjon dhe mpin një organ ose një ind të organizmit.

2. fig. libr. E bëj dikë të humbë vetitë e mira, ia dobësoj a pakësoj dikujt aftësitë krijuese, i ndaloj zhvillimin. I atrofizon vullnetin. E atrofizon shpirtërisht.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo