Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 16 fjalë: (0.67 sekonda)

AGRO- fjalëform. libr.

Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, e cila u përgjigjet nga kuptimi fjalëve: agrar, agronomik; p.sh. agrobiologji, agrobotanikë, agrokimi, agrorregullore, agroteknikë etj.

AGROBIOLOGJI f.

Shkenca që merret me ligjet e përgjithshme biologjike, të cilat veprojnë në rritjen e bimëve e të kafshëve të dobishme dhe që shërbejnë si mbështetje për bujqësinë e për blegtorinë. Parimet e agrobiologjisë. Kabineti i agrobiologjisë.

AGROFOND m. sh. bujq.

Tërësia e masave agroteknikë, që zbatohen në një tokë bujqësore dhe që përcaktojnë gjendjen e aftësitë prodhuese të saj. Agrofond i lartë (i pasur, i mirë). Rrit agrofondin. Zbatoj (përdor) një agrofond të ri.

AGROKIMI f.

Shkenca që studion përbërjen kimike të tokave, ushqimin e bimëve, përdorimin e plehrave dhe shfrytëzimin e lëndëve kimike për rritjen dhe për mbrojtjen e bimëve. Laboratori i agrokimisë.

AGROKIMIK mb.

Që ka të bëjë me agrokiminë, që i përket agrokimisë, i agrokimisë. Masa agrokimike. Hartë agrokimike. Laboratori agrokimik. Njohuri agrokimike.

AGROKOMPLEKS m. bujq.

Tërësia e punimeve dhe e shërbimeve, që u bëhen bimëve bujqësore për t'u zhvilluar mirë e për të dhënë prodhime të larta. Zbatimi (hartimi) i agrokompleksit.

AGROMEKANIKË f.

Dituria mbi makinat bujqësore; mekanika bujqësore.

AGRONOM m. sh.

Specialist në fushën e agronomisë; organizues i prodhimit bujqësor mbi baza shkencore. Agronom i lartë (i mesëm). Agronomi i kooperativës.

AGRONOME f. sh.

Fem. e AGRONOM,~I.

AGRONOMI f.

Shkenca që studion ligjet e punimit të tokës dhe të prodhimit bujqësor; bazat shkencore të prodhimit bujqësor. Agronomi e përparuar. Fakulteti i agronomisë. Dega e agronomisë. Studioj për agronomi. Zbatoj agronominë.

AGRONOMIK mb.

Që ka të bëjë me agronominë, që i përket agronomisë, i agronomisë. Shkencat agronomike. Njohuri agronomike. Kërkime (studime) agronomike.

AGROR m. sh.

Gërshërëz e çatisë.

AGRORREGULLORE f. sh. bujq.

Tërësia e rregullave agroteknike për rritjen e një bime bujqësore; rregullore agroteknike. Agrorregullorja e grurit (e patates, e pambukut). Njoh (zbatoj) agrorregulloren.

AGROTEKNIK mb.

Që ka të bëjë me agroteknikën, që i përket agroteknikës, i agroteknikës. Masa (shërbime) agroteknike. Njohuri (metoda) agroteknike. Kodi agroteknik. Kushte (afate) agroteknike. Kabineti agroteknik.

AGROTEKNIKË f.

Sistemi i njohurive shkencore dhe i rregullave, që duhen zbatuar për rritjen e bimëve bujqësore. Agroteknikë e lartë (e përparuar). Agroteknika e grurit (e misrit, e drithërave). Përmirësimi i agroteknikës. Studioj për agroteknikë.

AGROZOOTEKNI f.

Tërësia e njohurive shkencore dhe e rregullave, që duhen zbatuar për rritjen e bimëve bujqësore dhe të kafshëve të dobishme. Fakulteti (kursi, rrethi) i agrozooteknisë. Studioj për agrozootekni.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo